Rriten sërish rastet e reja me COVID-19 në Shqipëri

Covid-19 në Shqipëri
17:02 | 31 Gusht 2020

Në 24 orët e fundit janë kryer 820 testime nga të cilat 133 persona kanë rezultuar pozitivë.

Rastet e reja me koronavirus kanë pësuar një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 820 testime nga të cilat 133 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë vdekur 4 persona të prekur me koronavirus, ndërsa janë shëruar edhe 75 pacientë.

 

Lajmet më të lexuara