Rritja e çmimeve po ndihet së tepërmi kohet e fundit dhe ata që vuajnë pasojat dhe “goditen” më shumë duket se janë qytetarët e thjeshtë.
Nëse bëjmë një vështrim të shkurtër nëpër markete, vëmë re se produktet bazë ushqimore kanë pësuar rritje të koniderueshme nga ç’ishin disa muaj më parë.
Në fotot e mëposhtme shihet se çmimi i një litri vaji ka shkuar 380 lekë, orizi i thjeshtë kokërrgjatë 110 lekë, sheqeri 120 lekë, qershitë 3.000 lekë dhe bamjet 1.200 lekë.
Vetëm për 4-mujorin rreth 187.8 miliardë lekë të ardhura kanë hyrë në arkën e shtetit.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë të ardhurat janë rritur me mbi 35.7 miliardë lekë, apo gati 294 milionë euro.
Si tatimet ashtu edhe doganat kanë mbledhur më shumë para përgjatë kësaj periudhe. Ndikimin më të madh në ecurinë pozitive të arkëtimeve e ka dhënë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, e ashtuquajtura taksa e konsumit që mban edhe peshën kryesore prej shtrenjtimit të çmimeve në pjesën e parë të këtij viti.
Rritja ka ardhur si në zërin e shpenzimeve kapitale para që shkojnë kryesisht për investime, ashtu edhe në shpenzimet korente për personelin, paga e pagesa kontributesh shoqërore./tch/
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...