Rreth 42 fëmijë në Shqipëri presin t’i bashkohen familjeve të reja, prej të cilave interes kanë shfaqur shtetas vendas dhe të huaj. Sipas kryetares së Komitetit Shqiptar të Birësimeve, Alma Sulstarova prioritet kanë çiftet shqiptare.
Komiteti Shqiptar i Birësimeve i ka propozuar Parlamentit edhe disa ndryshime ligjore për birësimet, siç është lehtësimi i procedurave. Sulstarova thekson se vitet e fundit janë birësuar 64 fëmijë.
Pasi një familje birëson një të mitur, monitorohet në vazhdimësi nga autoritetet për zbatimin dhe plotësimin e kushteve për mirëqenien e fëmijës./tvklan
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë