Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy të rinj pasi dyshohet se kanë rrëmbyer dhe kanë dhunuar një 17-vjeçare nga Kavaja.
Policia ka vënë në pranga shtetasit A. D., 23 vjeç dhe A. H., 18 vjeç, të dy banues në Peqin.
“Falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas që i hoqën lirinë një shtetaseje dhe ushtruan dhunë ndaj saj. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit nga qytetarët se dy shtetas i kishin hequr lirinë një shtetaseje, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar”, ka theksuar policia.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, i kanë hequr lirinë një shtetaseje 17 vjeçe, duke e mbajtur në një ambient që aktualisht nuk është në përdorim, si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti)”, njofton policia.
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision