Një polic i burgut të Tepelenës ka rrëfyer për herë të parë në emisionin “Oktapod” periudhë gjatë vitit 1997 dhe ka zbuluar disa të pathëna për ishkryeministrin Fatos Nano i cili vuante dënimin në burgun e Bënçës.
Intervista
Thonë që Fatos Nanon burgu e ndryshoi përgjithmonë, i dha atë dimensionin e Berluskonit I dha famë. Thonë që rrinte me të fortë atje?
Hapja e burgut
“Ne atje kemi përjetuar edhe ngjarjet e 97ës, atë natë që u hap burgu kam qenë në kat të dytë tek të dënuarit me burgim të përjetshëm, ishte ora 7 e darkës kur u hapën dyert se u fut ushqimi. Doli dhoma e parë për të ngrënë ushqim, ai burri shtroi tryezat, po ndante pjatat, njëri filloi të hante, në atë moment ne dëgjuam krisma, te dhomat e izolimit kisha edhe nje polic vetëm, pak a shumë e morëm vesh e çfare ishte, se edhe në Vlorë kishte 1012 ditë që ishin ngritur njerëzit dhe në Bënçë e hoqën Fatos Nanon të parin, në orën 12 të natës e kanë marrë dhe me nja 15 vetë, që ishin djem vlonjatë, i morën me helikopter. Nga 40 të dënuarit e përjetshëm që ishin ngelën 29. Ishte ora 19:30 sa e dëgjuam që krisi automatiku, e morëm me mend që dicka po ndodhte”, tha ai.
Kishit urdhër të qëllonit?
Jo, e dëgjova krismën dhe i tërhoqa menjëherë ata që po hanin dhe i futa në dhomë. Më ka ngelur peng njëri që e kapa nga mbrapa teksa po hante dhe e futa në dhomë, në këtë dhomë futa edhe shtruesin e tavolinave, filluan të kërcisnin dyert, e mbylla derën dhe prisja cfarë do bëhej.
Cfare ndodhi me pas?
Ata filluan t’u binin dyerve dhe ishte një zhurmë e llahtarshme se korridori është i ngushtë. U trëmbe? Nuk them se u trmba por prisja se cfarë do bëhej. I sqarova të gjithë i thashë nuk i hap dyert me duart e mia, nëse ata do vijnë lart unë do ua jap celësat. Më pas i shikonim kolegët që rrinin përballë nga dritarja e mencës rrinin të gjithë nuk bënin asnjë lëvizje. për 10 minuta kanë kur të gjithë, u boshatis kati i parë, 8 prej tyre kishin ikur me pranga. Ata u rikthyen edhe një herë për të hapur katin e dytë dhe ne filluam të gjuanim, në ajër, ata u zmbrapsën.
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...
OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugë...
“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...