Asnjë gjurmë nuk është gjetur ende e Arjan Salës, rojes së magazinës që u përfshi nga flakët 3 ditë më parë.
33-vjeçari shpëtoi jetën e disa punonjësve të tjerë por vetë nuk ia doli të dilte pasi tentoi të shuante flakët.
Shërbimit zjarrfikës i kanë ardhur në ndihmë dhe punonjësit e të njëjtit sektor të aeroportit të Rinasit edhe inxhinierët e minierave që operacioni i kërkim shpëtimit të 33-vjeçarit të mos vonohet më.
Familjarët e të riut që dyshohet se ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës me ankthin e pritjes së gjetjes së trupit akuzojnë zjarrfikësit për mos pasjen e pajisjeve të duhura, transmeton tch.
Si do e shpëtoni djalin kur s’keni pajisje?
“Pavarësisht se jam në post drejtues jam palë me ju. Ju kuptoj dhimbjen”, tha ai.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar