Riviera Shqiptare ndër 8 vendet më romantike në Ballkan

10:38 | 6 Mars 2019

Ballkani është ende një destinacion i “virgjër” në Europë, pasi ka mbetur kryesisht i paeksploruar nga të huajt.

Ky cep në juglindje të Europës  ka shumë vende romantike, qyetet të përsosuar për  çiftet, liqene dhe hotele, transmeton portali arbresh.info

The Culture Trip si një ndër pikat më romantike në Ballkan ka renditur edhe Rivierën Shqiptare, për të cilën thotë se “Riviera shqiptare është ende e panjohur për të huajt, por me ujin e saj të pastër si loti, me plazhet e virgjëra dhe me limanet e bukura, është një vend i përkryer për të dashuruarit. Mënyra më e mirë për të eksploruar këtë pikë është të ndalosh me makinë nëpër plazhet e saj. Vetë Shqipëria është një xhevahir për eksploruesit e vërtetë, i përshtatshëm për ata çifte që kanë nevojë për diçka më shumë se një plazh dhe një koktej”.

Photo: Riviera ©Tea-Tours Saranda

Më pas kjo faqe turizmi rendit edhe këto vende si romantike:

Liqeni Bled – Slloveni

Dubrovik – Kroaci

Santorini –Greqi

Mostar – Bosnja dhe Herzegovina

Mecavnik- Serbi

Sibiu – Romania

Plovdiv – Bullgaria./Përshtati: Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara