Dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, Shqipëri janë rikthyer në punë me sistemin TIMS pas sulmit kibernetik të një dite më parë.
Ministria e Brendshme njoftoi se ekspertët po punojnë për të rikthyer plotësisht sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.
Më herët, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëri me dije se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, nuk ka asnjë ndërprerje në aeroport
“Fluturimet e nisjes dhe mbërritjes vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara për të shmangur çdo shqetësim”, – thuhet në njoftim.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS./euronews.al/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...