8 muaj pas inaugurimit, rihapet në Lezhë për vizitorët, memoriali i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Bashkia e Lezhës organizoi homazhet në këtë memorial, me rastin e 551 vjetorit të vdekjes së tij.
Nënkryetarja Alfrida Marku, bëri të ditur se më 2 Mars në Lezhë, do vendoset për herë të parë shtatorja e heroit tonë kombëtar, në sheshin me të njëjtin emër.
Bashkia përsëriti thirrjen drejtuar qeverisë që të miratojë kërkesën e saj, në mënyrë që 2 Marsi, data e Kuvendit, që shënon Besëlidhjen e Lezhës, të shpallet festë zyrtare. Në fjalën e tij, kreu i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë, Anxhelo Masafra tha se atdheu duhet të jetë mbi gjithçka e bëri apel që të punohet me të rinjtë, të cilët kërkojnë masivisht të largohen nga vendi./abcnews.al
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës