Pesëdhjetë e tetë shtetas shqiptarë, që kanë shkelur rregullat e lëvizjes së lirë dhe qëndrimit në vendet e zonës Schengen, u riatdhesuan pasditen e kësaj të marte në Shqipëri.
Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga Policia e Shtetit Shqiptar, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese gjermane dhe FRONTEX, transmeton Tch.
Nga shtetasit e riatdhesuar, 16 prej tyre janë kthyer nga Gjermania, 6 prej tyre janë kthyer nga Franca, 12 nga Finlanda dhe 24 nga Suedia. Nga këta, rreth 35 shtetas ishin me familje.
Të gjithë shtetasit e kthyer janë penalizuar për 5 vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Schengen.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...