Kanë kaluar 12 orë nga fillimi i numrit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, Partia Socialiste është duke prirë në rezultatin preliminar.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 12:00 janë numëruar rreth 40 për qind e apo 1,935 qendra të votimeve nga 5,199 sa janë në total.
Deri më tani, Partia Socialiste ka marr 270,738 vota apo 49.36 për qind, e ndjekur nga Partia Demokratike me 212,951 vota apo 38.83 për qind.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka 39,089 vota apo 7.13 për qind dhe Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Tom Doshi ka 10,905 vota apo 1.99 për qind.
Kthyer në mandate, aktualisht PS ka 77 deputetët nga 140, ndërsa PD ka 56 deputetë. LSI ka 5 deputetë dhe PSD me 2 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.
Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar