Si rezultat i reshjeve të shumta të shiut, që kanë rënë gjatë gjithë natës së kaluar, një pjesë e kryqëzimeve rrugore në qytetin e Durrësit kanë qenë të përmbytura këtë mëngjes.
Situata ka shkaktuar trafik të rënduar dhe pamundësi për të lëvizur nga këmbësorët kryesisht në kryqëzimet dhe trotuaret e rrugëve në lagjet 12 dhe 17 të qytetit.
Probleme kanë hasur veçanërisht nxënësit e shkollave në këtë pjesë të qytetit që janë përballur me pamundësinë për të kaluar në rrugët e trotuaret e përmbytura. Probleme janë shkaktuar dhe në bizneset përgjatë këtyre rrugëve, që pas reshjeve të shumta të shiut gjithmonë gjenden nën pushtetin e ujit.
Kjo situatë e vazhdueshme krijon vështirësi të theksuara në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve, si dhe në kryerjen e aktiviteteve të përditshme./TCH
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla
Ministri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet ...