Reshjet e dëborës përfshijnë Korçën, Rama: Bashkia në terren për menaxhimin e situatës, rrugët të hapura

15:35 | 12 Janar 2026
E.G

Reshjet e dëborës të rëna gjatë orëve të fundit kanë përfshirë të gjithë territorin e Bashkisë Korçë, duke sjellë temperatura të ulëta dhe prezencë ngricash. Kryeministri Rama njofton përmes një postimi në Facebook se autoritetet vendore kanë reaguar menjëherë, me punonjësit e bashkisë të angazhuar në terren që prej orëve të para të mëngjesit.

Është kryer kriposja e të gjitha rrugëve, si brenda qytetit ashtu edhe në njësitë administrative, për të garantuar qarkullimin e mjeteve. Ndërhyrje të posaçme janë bërë në zonat malore, ku reshjet dhe ngricat kanë krijuar problematika më të mëdha.

Pavarësisht kushteve të vështira, qarkullimi është mbajtur i hapur dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

“Reshjet e dëborës, të rëna gjatë orëve të fundit, kanë përfshirë të gjithë territorin e Bashkisë Korçë, të shoqëruara me temperatura të ulëta dhe ngrica. Punonjësit e Bashkisë Korçë kanë qenë në terren që prej orëve të para të mëngjesit dhe është kryer kriposja e të gjitha rrugëve, si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative.

Është ndërhyrë për hapjen e rrugëve në zonat malore, ku janë evidentuar problematika më të mëdha për shkak të reshjeve dhe ngricave. Qarkullimi është mbajtur i hapur dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Bashkia Korçë u bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave”, shkruan kryeministri Rama./rtsh.al

Shpërndaje në rrjete sociale