Reshjet e mëdha të shiut e kanë vështirësuar gjendjen edhe në Shqipëri.
Më problematike situata, paraqitet në territorin e Bashkisë së Kukësit.
Për shkak të shembjes së gurëve dhe sasisë së madhe të ujit, janë bllokuar akset rrugore si më poshtë:
Rruga e fshatit Tejdrinë, Njësia Administrative Ujmisht, shkruan Top Channel
Rruga që lidh lagjen Haravel me fshatin Lusën.
Rruga e fshatrave Lojmë dhe Orçikël, Njësia Administrative Zapod.
Rruga e fshatit Borje, Njësia Administrative Shishtavec.
Gjithashtu, janë evidentuar dëmtime në rrugë në Njësitë Administrative: Malzi, Kolsh, Surroj, Zapod, Shishtavec dhe Topojan.
Si pasojë e erës së fortë, është regjistruar edhe një dëmtim i çatisë së një ndërtese shkollore në fshatin Bele, Njësia Administrative Zapod.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje