Pas daljes së Kryeministrit Edi Rama, në komunikimin javor, i cili foli për grabitjen e parave të bankës duke mbrojtur Policinë e Shtetit, menjëherë ka reaguar edhe selia e PD-së, nëpërmjet deputetit Arben Ristani.
Ristani komentoi deklaratat e Ramës, duke akuzuar për lidhje të policisë me krimin, e cila ka gjunjëzuar shtetin, si dhe bëri sërish thirrje për protestën e 18 shkurtit
Deklarata e plotë e Ristanit:
“O tempora O mores…
Edi Rama zbuloi sot se autorët e grabitjes me armë, në mes të ditës, pranë Rinasit, qënkan disa, opozita, media, qytetarët dhe çdo mendje kritike në vend.
Ndërkohë, ai vetë, ai që veshi kriminelët me uniformë policie, që mban ministër njeriun më të lidhur me krimin në tërë sojin e tij, s’paska asnjë përgjegjësi për grabitjet, drogën, tritolin, vrasjet, krimin që ka gjunjëzuar shtetin.
Ky është karvani i zullumit që vetëm leh.
Ne do ta ndalim.
Me 18 shkurt ngrihemi bashkë…..”
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...