Sokol Nano, djali i ish kryeministrit Fatos Nano është shprehur se, nuk është në dijeni se, ndaj tij ka një procedim penal.
“Policia nuk më ka komunikuar që jam proceduar penalisht”, tha Sokol Nano.
Në lokalin e natës “Lollypop”, në pronësi të Sokol Nanos, efektivët e krimit ekonomik në policinë e Tiranës, kanë ushtruar një kontroll.
Aty, sipas policisë, janë gjetur dy punonjës të padeklaruar në organin tatimor dhe shërbenin pa kupon tatimor dhe për këtë, dosja në ngarkim ndaj 38-vjeçarit Sokol Nano, është dërguar në prokurori, me akuzën e mos sigurimit të punonjësve të lokalit.
Sokol Nano tha se efektivët e policisë nuk kanë pasur mandat-kontrolli, por shtoi se për këtë kontroll nuk u duhet një mandat.
“Polica ka kontrolluar klientët dhe janë larguar”, tha ai për News 24, duke shtuar se pas përfundimit të kontrollit, nuk është plotësuar asnjë procesverbal.
Syri.net raportoi sot ekskluzivisht lajmin për procedimin e djalit të ish kryeministrit dhe për këtë disponon njoftimin zyrtar të policisë së Tiranës.
Pas aksionit të efektivëve të policisë, SHKB, pranë Ministrisë së Brendshme, ka nisur hetimet për veprimet e efektivëve të krimit ekonomik, nëse kanë qenë apo jo të ligjshme.
Bekim Haxhiu ankohet për votat e diasporës pas afatit ligjor...
ZRrE thotë se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë
Doli në dokumentet e publikuara nga Dosja Epstein/ Mandelson...
17 armë zjarri të sekuestruara në rajonin e Prishtinës gjatë...
Arsenali synon t’i fitojë të gjitha trofetë këtë sezon, thot...
Komuna e Prishtinës thotë se rruga për Vranjevc është përgje...