Presidenca e Shqipërisë për herë të parë ka sqaruar se pse dy biznesmenët indianë të arrestuar për mashtrim, Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara, përfituan shtetësinë shqiptare.
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, ka thënë se janë bërë verifikimet e nevojshme e prej të cilave është rezultuar se nuk ka të dhëna problematike –për dhënien e shtetësisë.
“Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit 9 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”. Bazuar në pikën 6, të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare”, ka sqaruar Blushi.
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa
Ndryshime në diplomaci, riformatohet shërbimi i jashtëm, kus...
Kylian Mbappe jep shenja se kë e do si trajner të Real Madri...
Ministri Krasniqi: Oferta e Kurtit për LDK-në gjeneroze, zgj...