Indeksi i perceptimit të Korrupsionit ka rënditur 180 vende për korrupsion duke filluar nga ato me korrupsionin më të ulët dëri tek ato me korrupsionin më të lartë.
Renditja u bë në bazë të perceptimit mbi korrupsionin në sektorin publik, sipas ekspertëve dhe njerëzve të biznesit. Analiza e këtij viti tregon se korrupsioni është më i përhapur në vendet ku paratë e mëdha mund të rrjedhin lirshëm në fushatat elektorale dhe ku qeveritë dëgjojnë vetëm zërat e individëve të pasur.
Në vendin e parë renditet Zelanda e Re si vendi më pak i korruptuar në botë. Pas saj renditet Danimarka dhe Finlanda. Shqipëria renditet në vendin e 106 ku bashkë me Maqedoninë e Veriut kanë renditje më të dobët se vendet e tjera.
Kosova renditet në vendin e 101, ndërsa Mali i Zi në vendin e 66. Në fund të tabelës renditet Somalia si vendi më korrupsionin më të lartë në botë.
Vlen për t’u theksuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikë nuk janë as në 20 e parë duke u u renditur në vendin e 23./TCH
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s