Janë vetëm 17 parti që kanë dorëzuar listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet që janë dekretuar të mbahen më 18 qershor.
Në datën 9 prill u regjistruan 45 parti për pjesëmarrje në zgjedhje, por numri i atyre që kanë dorëzuar lista me kandidatë për deputetët është tkurrur në 17. Partitë e koalicionit të djathtë nuk janë regjistruar dhe 28 partitë që nuk bëhen pjesë e zgjedhjeve janë të koalicionit të majtë. Duket se partitë e vogla kanë qenë të papërgatitura për lëvizjen e fundit të LSI-së dhe të PS-së që do të shkojnë në zgjedhje si parti të ndara. Fakti që partitë e vogla do të hynë në zgjedhje jo në koalicion, i ka gjetur ato të pa përgaditura, pasi duke qenë në koalicion atyre nuk u duhet të mbledhin 1 për qind të firmave të nevojshme për të marr pjesë në zgjedhje. Partia që nuk mund të marr pjesë në zgjedhje është ajo e Spartak Ngjelës. Ngjela ka miqësi të mirë me kryeministrin Edi Rama./shekulli/
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman