Kryeministri Edi Rama nisi konferencën për media duke deklaruar se Shqipëria dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtes në çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB.
Rama në këtë konferencë tha se Shqipëria vlerësohet për karakterin qëndrueshmërinë por vlerësohet edhe për aftësinë në luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon paqen.
“Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga departamenti amerikan i shtetit se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtes në Këshillin e Sigurimit në OKB për çështjen e Ukrainës. Në arenën ndërkombëtare Shqipëria vlerësohet për karakterin qëndrueshmërinë por vlerësohet edhe për aftësinë në luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon paqen, promovon sigurinë, si një vend që është anëtar i NATO-s dhe në anën tjetër është një vend me pozicion të spikatur në rajonin tonë. Anëtarësimi i Shqipërisë në këshillin e sigurimit në çështjen e Ukrainës”, tha Rama.
Tutje Rama tha se kjo konfirmon qartësisht pozicionin e Shqipërisë.
“Krijimi i këtij çifti SHBA – Shqipëri në këshillin e sigurisë për të qenë penë-mbajtës është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete nga dy vende partnere të ngushta me këtë proces, gjë që konfirmon qartësisht pozicionin e vendit tonë. Duke qenë aktiv ndaj një çështje kaq akute si kjo e Ukrainë por edhe të gatshëm për punë konkrete në arenën e marrëdhënieve ndërkombë3tare, ne përkufizojmë në sytë e të gjithëve atë që dëshirojmë të jetë roli ynë një forcë që kontribuon për të mirën. Jemi shumë të emocionuar nga ky zhvillim sepse është kurorëzim i një përpjekjeje dhe jo fundi por kurorëzim në vazhdën e mundimit për të bërë që Shqipëria të qëndrojë në nivel krejt tjetër në nivelin ndërkombëtar”, deklaroi Rama./arbresh.info/
Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, vetëm 7 gjyqtarë ...
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...