Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet të udhëtojë paraditen e së martës në një vizitë zyrtare të Turqi.
Në Ankara Rama do të pritet prej atij që e quan ‘mik personal’, presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
Pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve, përmbajtja e të cilave nuk bëhet ende publike.
Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë prej ministrit të punëve të Jashtme Igli Hasani. Kryeministri Rama gjatë tre mandateve qeverisëse çdo vit ka qenë një vizitor i rregullt në Turqi.
Ndërkohë Presidenti Recep Tayyip Erdoğan vizitoi Shqipërinë në 17 Janar 2022 ku edhe inaguroi apartament e reja në Laç dhuratë e Turqisë pas tërmetit shkatërrues në vendin tonë./tch
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...
Kapet në Ferizaj dileri nga Shqipëria, i sekuestrohet droga
Pacolli takon në Londër të dërguarën speciale britanike për ...