Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet për një vizitë në Gjermani me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder.
Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga mbërritja në Mynih, ku u prit nga kryeministri i Landit të Bavarisë, Markus Söder.
“Gjermani, Mynih – Të ftuar nga Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder një mik i çmuar me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënien e një partneriteti të posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Rama po shoqërohet nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Pritet që diskutimet të kenë në fokus ekonominë, inovacionin dhe turizmin.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës