Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama ka uruar kryeinfermieren e Infektivit Merita Sefa në përvjetorin e saj të lindjes të e cilën ndryshe nga çdo vit tjetër e ka pritur nga pavijoni i të prekurve me Covid-19.
Rama thotë se është kënaqësi për të si kreu i qeverisë të urojë në këtë ditë të veçantë një prej heronjve të mjekësisë që e ka bërë natën ditë.
“Edhe 100 Merita! Në këtë të premte, që shënon ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, Kryeinfermierja e Përgjithshme e Spitalit Infektiv Covid1, ndodhet në vijën e parë të betejës për të shpëtuar me gjithësej energjitë dhe përpjekjet njerëzore, sa më shumë jetë në rrezik.
Është kënaqësi për mua si Kreu i Qeverisë, që t’i uroj këtë ditë të veçantë një prej heronjve të mjekësisë, që e kanë bërë natën ditë, duke sakrifikuar shumë nga e përditshmja e tyre, për t’u shërbyer në çdo orë, pa pushim e pa kursim, me një dedikim të admirueshëm, pacientëve me covid19”, shkruan Rama.

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...