Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar të enjten me përfaqësues të sistemit bankar, të cilëve u ka tërhequr edhe një herë “veshin” për faktin që një pjesë e mirë e bankave të nivelit të dytë vijojnë të funksionojnë me metoda tradicionale .
Në takim ku të pranishëm janë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministri i Financave, Ervin Mete, Rama kërkoi nga përfaqësuesit e bankave që brenda këtij viti të jetë implementuar “open banking”.
“Bankat mbeten shumë larg nevojës së ekonomisë. Eficenca e transaksioneve, pagesat direkte janë me metoda tradicionale. Qeveria duhet të fokusohet te inovacioni, faktikisht ne jemi në situatën kur ligji, jo unë, e ka të shkruar, që në janar të këtij viti duhet të ishte zbatuar nga të gjitha bankat e nivelit të dytë aplikimi i protokolleve të open banking. Afat, ky i përsëritur”.
Duke kujtuar që teknologjia e lejon tashmë, kreu i qeverisë kërkoi nga bankat që të “jenë në lartësinë e sfidës dhe të hapin dyert e teknologjisë.”
Teksa i akuzoi se nuk po bëjnë përpara pasi “nuk duan që të prishin rehatinë”, Rama u kujtoi përfaqësuesve të bankave të nivelit të dytë: “Kjo është çështje e një prioriteti kombëtar të qeverisë. Duam të shikojmë ndryshim të shpejtë, të thellë, real. Këtë vit”.
Më konkretisht, qeveria shqiptare kërkon nga bankat që brenda këtij viti, pensionistë të marrin pensionet përmes sistemeve të reja. Bizneset të shesin me këto sisteme. Dhe, që qarkullimi i parave të gatshme në vend të bjerë ndjeshëm.
“Duam ta bëjmë në mirëkuptim të plotë dhe në paqe, por do ta bëjmë”, shtoi kryeministri.
Procesi pritet që të drejtohet nga Banka e Shqipërisë.
“Të gjitha justifikimet, alibite që vijnë nga prishja e një status quo-je të viteve me radhë, nuk do t’i tolerojmë!”.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e bankave bënë të ditur se këto të fundit ndodhen në periudhë testimesh dhe se në qershor do të jenë të gjitha gati për të dalë “live” sa i takon “open banking”. /a2news
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...