Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Berat për ciklin kombëtar “Bashkia që Duam” thumboi opozitën e bashkuar, e cila pasi dogji mandatet, vijon organizimet për protesta duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeveri tranzitore.
Ai tha se qeveria shqiptare nuk ka asnjë betejë me opozitën, pasi këto shtoi kryeministri, Partia Socialiste i ka fituar gjithmonë. Shefi i qeverisë pohoi se beteja e madhe e qeverisjes është papunësia, korrupsioni dhe problemet në administratë.
“Ne nuk kemi betejë me ta, sepse e kemi fituar dhe e fitojmë sa herë, por betejën e vërtetë e kemi me papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin. E kemi me atë që vijojnë të jenë ende në zyrat e shtetit dhe nuk janë të denjë për t’u shërbyer qytetarëve. Qyteti i Beratit ka ndryshuar shumë, por ka edhe më shumë për të ndryshuar. Potenciali është për të zhvilluar jo vetëm turizmin, por edhe agroturizmin”, tha Rama.
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...