Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka takuar sot kandidatin e PDK-së për kryeministrin dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhajn.
Pas takimit në Tiranë, Rama ka thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë marrë peng, e bashkë me ta edhe një pjesë e historisë së Kosovës.
“Lirimi i pengjeve do të kërkoj kohën e vet. Kur them pengjet nuk e kam thjeshtë për Thaçin, Veselin, Krasniqi dhe të tjerët, po kam parasysh pengun me të madh që është e vërteta e luftës dhe lufta vet”, ka thënë Rama, raporton RTKLive.
Sipas tij, në këto kushte të posaçme edhe ky takim e kishte rëndesën e vet të posaçme.
“Unë bej dhe kam bërë vetëm detyrën time, pasi që besoj që çdo shqiptari i takon të bëjë detyrën e vet, pa ngatërruar asgjë nga e përditshmja e politikës. Kjo që ka ndodh me udhëheqësit e UÇK-së e prek Kosovë, e prek shqiptarinë. Uroj dhe besoj se e vërteta do të triumfojë sado që vonon”, ka thënë Rama.
Ai e ka pasur edhe një urim në prag të ndërrimit të moteve.
“Uroj një vit të ri sa më të lehtë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët që do ta kalojnë këtë vit të ri larg familjeve të tyre. Dhe për aq sa mundem dhe me takon u them që mos ta humbasin besimin. Edhe kjo e keqe do të kalojë dhe e vërteta do të triumfojë”, ka thënë Rama.
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...