Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Samitin e Dialogut Global në Berlin ka deklaruar kompleksiteti i Ballkanit Perëndimor sot, është një tjetër arsyes se përse procesi i futjes së rajonit në Bashkimin Evropian duhet përshpejtuar.
Ai shtoi se edhe vendet më skeptike, kanë kuptuar rëndësinë gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor.
“Pas pushtimit rus edhe më skeptikët, edhe ata më distantët, nga Ballkani Perëndimor kanë kuptuar rëndësinë e tij gjeopolitike. Ballkani Perëndimor ka një histori mjaft të vështirë por është në zemër të Evropës. Nuk ka asnjë zgjidhje përveç futjes së Ballkanit Perëndimor në BE.
Kompleksiteti i Ballkanit Perëndimor sot është një tjetër arsye pse procesi i futjes së BP duhet përshpejtuar”, tha Rama në fjalën e tij./rtsh
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...