Kryeministri Edi Rama do të vizitojë të hënën Brukselin, për t’u takuar me Komisionerin përPolitikën e Jashtme, Josep Borrel, dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në qendër të bisedes do të jetë ecuria e Shqipërisë në integrimin evropian, dhe përdorimi i fondeve të BE-së për rindërtimit, që u akorduan pasi Shqipëria u godit nga tërmeti.
Kreu i qeverisë do të shoqërohet në këtë vizitë nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. Rreth orës 14:00 pritet të mbahet një konferencë për media ku do të flitet mbi konkluzionet e tryezës./tvklan
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...