Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se ngritja e një task-force është tashmë në veprim përmes administratës doganore, me qëllim parandalimin e rritjeve abuzive në tregun e karburanteve.
Sipas tij, rritja e çmimeve do të monitorohet përmes kontrolleve dhe verifikimeve të vazhdueshme në treg.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi gjithashtu se do të krijohet një faktor shtetëror me impakt në tregun e brendshëm të naftës, me qëllim stabilizimin e tregut.
“Nuk do të rrimë duarkryq përballë kësaj situate dhe siç e kam deklaruar në fakt kohë më parë, jemi sot edhe për shkak të kushteve të kësaj krize të papritur në momentin kur do finalizojmë krijimin e një faktori shtetëror me impakt në tregun e brendshëm të naftës, i cili do të luajë rolin e stabilizuesit të tregut, do të ndikojë në rritjen e transparencës së çmimit, si dhe do të garantojë furnizimin në treg, duke pasur në mbështetje një kapacitet shumë të rëndësishëm siç është garancia sovrane”, tha Rama.
Sipas tij, synimi është që nafta në Shqipëri të jetë një produkt në një nivel më pak të ndikuar nga luhatjet e tregjeve ndërkombëtare.
“Pra, besoj shumë se ky do të jetë një moment kthese për të përmbushur edhe një tjetër ambicie dhe zotim të marrë menjëherë me nisjen e mandatit të katërt, që nafta që tregtohet në Shqipëri, të jetë një produkt në një nivel të pandikuar kaq fort nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe kjo është plotësisht e mundur”, tha Rama./rtsh.al
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB: Nga nesër nisin aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistri...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol