Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me Ndihmës Sekretarin Amerkian të Shtetit, James O’Brien në Shkup.
Ky takim ka ndodhur një natë para takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE, shkruan Arbresh.info.
“Shkup – Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të mirëpresë të dielën në mbrëmje, në një darkë pune në Shkup , liderët e vendeve të rajonit.
Ata do të marrin pjesë në takimin e 22 janarit, kushtuar Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, miratuar nga Komisioni Evropian./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Nesër në Shkup do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë
Dy gjigantët anglezë rivalizojnë Atleticon për Edersonin
Identifikohen babë e bijë që humbën jetën në aksidentin trag...