Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Vlorë me kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 25 prillit.
Rama u shpreh se objektivi bazë i PS-së është të marrë 8 deputetë në qarkun e Vlorës, ndërsa objektivi maksimal është numri 9 i deputetëve.
Ai theksoi se është bërë shumë për qytetin bregdetar, por ka akoma shumë për të realizuar në vend.
“Për të dhënë një mesazh të qartë që nuk janë pjesë e listës por janë pjesë e PS-së. Jemi të hapur edhe për të tjerë djem dhe vajza që meritojnë të kenë shansin e tyre. Dua që ta ritheksoj se objektivi ynë për Vlorën është të marrim si bazë numrin që kemi, 8 deputetë dhe deputete dhe të synojmë maksimizimin e forcave duke kapur objektivin maksimal prej 9 deputetësh. Kemi bërë shumë për Vlorën për të gjithë qarkun e Vlorës, por nuk diskutohet që ka akoma shumë për të bërë dhe jo të gjithë e kanë prekur ndryshimin përpara pragut të shtëpisë së tyre. Ka akoma lagje periferike që kanë nevojë për ndryshim, ka akoma fshatra që kanë nevojë për rrugën e tyre rurale. Kanë nevojë për investime të tjera që sjellin më shumë ekonomi dhe më shumë punësim. Ka nevojë për të pasur shkolla të ripërtërira plotësisht”, tha Rama./TCH
SBASHK kundërshton ligjëratën e Gjykatës Speciale në shkollë...
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...