Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se në zemër të natyrës përrallore të Kukësit ka hapur dyert “Stani i Hoxhës”.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se “Stani i Hoxhës” është një oaz i qetësisë dhe i shijes së mirë që mirëpret turistë vendas e të huaj për të shijuar kulinarinë tradicionale dhe natyrën e mrekullueshme të veriut të vendit tone, shkruan Arbresh.info.
“Falë klimës së begatë, i zoti i stanit Gëzimi mbarështon edhe bletë, dhe e prodhon vetë mjaltin për nevojat e agroturizmit, si dhe kultivon 120 rrënjë dardhë dhe 3 dynym patate, duke u siguruar që vizitorët të ndjejnë shijet e vërteta të prodhimeve autoktone”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...