Rama: Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracitë, ja të dhënat

20:21 | 29 Korrik 2026
E H

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me të dhënat e monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive gjatë muajit qershor 2026 ku PS mori 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita në tërsi 63.95%.

“Këto dy pasqyra, të cilat vijojnë të tregojnë me fakte kokëforta të bazuara në matje jo në perceptime, se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracitë e me kinse regjimet – ku sorrat dhe korbat politike e mediatike e fusin përditë e përnatë me krrakrratë e tyre – vendosa t’i postoj vetëm si pasqyra të mjerimit intelektual të dështakzemërakëve, të cilët i kërkojnë papushim kudo (e sidomos te unë arsyet) pse “regjimi” nuk përmbyset, përveçse aty ku arsyeja është: Te mjerimi i tyre që sheh regjim se s’di këndim të Shqipërisë.

Sipas monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), gjatë muajit qershor 2026, partitë politike patën në dispozicion 402.47 minuta mbulim në edicionet kryesore të lajmeve. Nga kjo hapësirë mediatike, PS mori 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita në tërsi 63.95%”, shkruan Rama.