Kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar nga Elbasani shkrirjen përfundimtare të 13 Drejtorive të Bujqësisë në të gjithë vendin dhe zëvendësimin e tyre me 8 agjensi, 4 bujqësore dhe 4 veterinare.
“Dua të nënvizoj, – tha kryeministri, se kemi marrë vendimin për të finalizuar reformimin e strukturës së vjetër dhe të degraduar të Drejtorisë së Bujqësisë.
Më në fund, nga sot, nuk do të kemi më Drejtori të Bujqësisë dhe kalojmë nga 13 drejtori, që ishin një sistem parazit i degraduar, atavizën i së shkuarës, në 4 plus 4 agjensi rajonale: 4 agjensi rajonale bujqësore dhe 4 agjensi rajonale veterinare dhe mbrojtjes së bimëve.
Jemi të bindur që këto agjensi do të sjellin një vlerë të shtuar aty ku jemi të vendosur të forcojmë sigurinë ushqimore, të garantojmë në tërësi të gjithë zinxhirin që e përbën këtë sektor jetik për vendin dhe këtë motor kaq potencial për zhvillimin e vendit.”- tha Rama në Elbasan. /albeu.com
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...
Publikohen pamje të bombarduesve amerikanë që kryen sulme th...
Shtëpia e Bardhë: 49 udhëheqës të lartë të regjimit iranian ...
Rritet niveli global i detit
Rexhepi: Padia në Strasburg, hap i rëndësishëm për shqiptarë...
13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli