Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se shkolla “Bedri Llagami” është një nga shkollat e reja në Tiranë.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se kjo shkollë ofron kushte dinjitoze për 600 nxënës, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, këta nxënës do të mësojnë në ambiente moderne me 25 klasa, bibliotekë, laboratorë si edhe ambiente sportive.
“Shkolla “Bedri Llagami” i shtohet buqetës së shkollave të reja në Tiranë, duke ofruar kushte dinjitoze për 600 nxënës të cilët do të mësojnë në ambiente moderne me 25 klasa, bibliotekë, laboratorë si edhe ambiente sportive”, ka shkruar mes të tjerash Rama./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...