Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se shkolla 9-vjeçare “14 Nëntori” në Durrës, shumë shpejt do të garantojë për 700 nxënësit e saj mjedise të rinovuara, laboratorë shkencash dhe kompjuterike, bibliotekë, palestër të re dhe terrene sportive.
Sipas tij, me buxhetin e këtij viti do të financohen përfundimet e 30 objekteve arsimore dhe sportive, shkruan Arbresh.info.
“Financojmë me Buxhetin2024 përfundimin e 30 objekteve arsimore dhe sportive dhe hapim thirrjen për projektet e reja të rehabilitimit dhe ndërtimit të shkollave dhe mjediseve sportive për ciklin 2024-2025 në bashkitë e vendit”, ka shrkuar Rama në Facebook.
Ndër të tjera, ai ka thënë se investimet në infrastrukturën arsimore janë thelbësore për rritjen e cilësisë në proceset e mësimdhënies dhe zhvillimin e aftësive të nxënësve, ndaj puna do të vijojë me ritëm për të garantuar kushte sa më të mira të shkollave kudo në vend./Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...