Në takimin përfundimtar të Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vlerësuar si shumë të frytshme diskutimet e zhvilluara mes liderëve të vendeve të BE dhe atyre të rajonit, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Rama tha se ky Samit u mbyll “me ndjenë të vërtetë miqësie”.
“Samiti u mbyll me diskutime mjaft të frytshme, me shkëmbime të hapura dhe ndjejnë të vërtetë miqësie. Ky është një moment i vështirë në kohë për çdokënd dhe sfidat që përballemi janë të jashtëzakonshme, për shkak të krizave… Nuk duket se gjërat bëhen më mirë para se të përkeqësohen në shumë fronte, përfshirë frontin e ri të tmerrshëm në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Por, këto kohë kanë farkëtuar miqësinë tonë, bashkëpunimit tonë, ndjenjën e përbashkësisë dhe falë udhëheqjes së BE, ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë përpara me një besim më të fortë kundrejt BE. Jeni një fuqi e qetë e mbresëlënëse që këmbëngulni për t’i shtyrë BE dhe Ballkanin Perëndimor për të ardhur më afër me njëri-tjetrin”, tha Rama./rtk
KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kus...
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...