Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se bizneset e reja janë shtuar me afro 20% këtë vit, ndërsa rritje ekonomike është 3.9%.
“Investimet e huaja vetëm në 3-mujorin e tretë kanë pasur një rritje mbi 10% dhe stoku i tyre është domethënës dhe më i lartë me mbi 10% krahasimisht me vitin e mëparshëm. Paga mesatare ka rezultuar 833 euro, kemi për pak ditë edhe hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale që shkon në 500 euro”, tha Rama në konferencën për fundvit.
Më tej u ndal te rritja “vit pas viti” e pensioneve.
“Buxheti për arsimin profesional është rritur ndjeshëm dhe do të rritet edhe më shumë vitin e ardhshëm. Sa i përket politikave të strehimit social, ka pasur mbështetje për rreth 4 mijë familje dhe jemi duke përgatitur reformën e strehimit social për të hapur një epokë krejt të re dhe për të rritur numrin e përfituesve”, deklaroi Rama.
Më tej, kreu i qeverisë tha se edhe këtë vit ka ulje të borxhit. Sipas tij, ka pasur një rritje të të ardhurave nga tatimet dhe doganat, duke theksuar se kjo ka ndodhur “pa rritur taksën”./tvklan.al
Miratohet ulja e çmimit për ngrohje, ZRRE jep detaje: Në Ter...
Numërohen 35% e votave për kandidatët për deputet- këta janë...
Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fë...
Kurti: Vepra dhe lufta e veteranëve është historia e çlirimi...
Atdhe Nuhiu pritet t’i bashkohet kampionëve të Austris...
“Kemi raketa Javelin dhe tri anije patrulluese”, Rama: Ushtr...