Kryeministri Rama poston shifrat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në lidhje me numrin e pasagjerëve të transportit ajror.
Ai shkruan se në 6 vitet e fundit numri i pasagjerëve të transportit ajror është rritur me gati 400 mijë krahasuar vitin 2018 me 2013 në periudhën janar-maj.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto tregues të rritjes mbresëlënëse gjatë 6 viteve të fundit në numrin e pasagjerëve të transportit ajror, si edhe me lajmin e mirë që në 5 muajt e parë të vitit, hyrjet e të huajve në vendin tonë janë rritur me 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup
Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtë...