Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë foto nga takimi me pensionistët këtë të martë.
Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka shkruar se po vijojnë diskutimet e hapura për pensionet në rrugën drejt “Shqipërisë 223”.
Ndër të tjera Rama thotë se vazhdon angazhimi i qeverisë dhe grupit parlamentar për të ndarë me të moshuarit mendimet dhe sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit.
“Vijojmë Diskutimin e Hapur për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë2030 me angazhimin e palëkundur të qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët vizionin e duhur dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit”, u shpreh Rama./Arbresh.info
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...