Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se gara e 25 qershorit do të jetë shumë e fortë, pasi tre parti synojnë të dalin forcë e parë. Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se Partia Socialiste ka si objektiv jo vetëm të dalë e para, por edhe të sigurojë 71 deputetë.
“Gara do jetë shumë e fortë, LSI do të dalë forcë e parë, PD do të dalë forcë e parë, shumë mirë. Edhe ne duam të dalim forcë e parë, por duke qenë se ne jemi të parët ne duam të dalim jo vetëm të parët, por ne duam ta fillojmë me 71 vota për PS. Që nuk do të thotë aspak se ne duam më shumë pushtet, jo! Do të thotë që Shqipëria mos të humbë asnjë sekondë”, tha Rama, shkruan gazeta Shekulli.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...