Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë në një aktivitet ku u prezantuan vendet e lira të punës në sektorin publik përmes portalit puna.gov.al.
Sipas Ramës, çdo i ri, i sapodiplomuar apo profesionist që kërkon një mundësi të re, tashmë e ka më të lehtë të informohet dhe të aplikojë për t’u punësuar në institucionet publike përmes Portalit Kombëtar të Punësimit dhe Aftësive.
“Më vjen mirë që ne hapim një dritare të re për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë në sektorin publik”, u shpreh ai.
Gjatë aktivitetit, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, theksoi se qëllimi i këtij mekanizmi është sigurimi i kapaciteteve njerëzore për të përballuar sfidat kryesore, mes të cilave procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.
Pirdeni u shpreh se iniciativa vjen në vijim të përpjekjeve për forcimin e administratës publike, duke shtuar se aktualisht ka rreth 20–21 kandidatë për çdo pozicion pune dhe se mosha mesatare në administratë është 40 vjeç, ndër më të rejat në rajon.
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...