Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e inovacionit në qeverisje, duke prezantuar Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit.
Në një video të shkurtër të publikuar në rrjetet e tij sociale, Rama shpjegon se si ky institucion i ri po mbledh informacion në të gjithë Shqipërinë për të nisur zbatimin e masave të reja ligjore që synojnë kontrollin efektiv të territorit. Me anë të këtij digjitalizimi sipas kryeministrit, do të thjeshtohet puna e strukturave përkatëse dhe do të bëhen më të vështira praktikat abuzive.
“Ky Kryeinspektoriat do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor, nga kontrolli i ndërtimeve tek taksat e tarifat vendore, nga prodhimi bujqësor tek mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve, duke e bërë punën e strukturave përkatëse më të lehtë, si edhe duke i bërë zullumet e llojllojshme shumë më të vështira.”-shkruan kryeministri Rama.
Ky zhvillim vjen një javë pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, në Berat.
Në takimin e 18 korrikut, Rama u shtriu atyre dorën e bashkëpunimit me qeverinë, e sidomos në funksion të aksionit të fundit për lirimin e hapësirave publike.
Plani i kryeministrit Rama është të kalojë kontrollin e territorit në nivelin teknologjik.
Flick dëshiron t’i ketë në skuadër këta tre yje për se...
Emërllahu flet për herë të parë si lojtar i Polissyas: Kosov...
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasad...
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë