“Më 18 qershor do të ndahemi njëherë e mirë nga e shkuara”. Me këto fjalë kryeministri Edi Rama u është drejtuar votuesve të rinj, në një miting të mbajtur pasditen e së hënës në Berat.
“Më 18 qershor do të vendosim që të vazhdojmë në rrugën për të bërë shtet. Ne duam një Shqipëri për shumë më tepër mundësi për të gjithë”, ka thënë Rama.
Ai ka shprehur bindjen se votuesit e rinj, por jo vetëm, do të dinë të zgjedhin alternativën e duhur në këto zgjedhje.
“Do zgjedhim Shqipërinë që duam, apo do futemi në bunkerin e plastmasit, ku PD po shkruan pjesën më të zymtë të historisë së saj. Jam i bindur tek zgjedhja që do të bëjnë votuesit e sidomos votuesit që votojnë për herë të parë”, ka thënë Rama.raporton TCH
Duke përsëritur akuzat se PD ka frikë nga drejtësia, kryeministri ka shtuar se, “ky kapitull mbyllet më 18 qershor”. Në këtë drejtim, ai ka bërë thirrje për sa më shumë bashkim, në mënyrë që të arrihet objektivi i “Shqipërisë që duam”.
“Të jemi më shumë në këtë rrugë që kemi nisur së bashku dhe sa më të bashkuar të jemi më 18 qershor, aq më afër do të jemi Shqipërisë që duam”, ka thënë Rama./Arbresh.info/
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...