Plazhi i Porto Palermos është një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, mes ujërave të kristalta të Jonit.
I shtrirë mes kodrave të gjelbra, plazhi i Porto Palermos në Rivierën shqiptare është një nga destinacionet verore më të pëlqyera, si për turistët vendas, por edhe për të huajt.
Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale një foto nga Porto Palermo, duke e cilësuar si “pamje të paqtë”.
Plazhi ka një pamje spektakolare me guralecë të bardhë, me ujëra të kristalta dhe në krye një kala 200-vjeçare.
Ajo njihet me dy emra, kalaja e Porto-Palermos ose kalaja e Ali Pashë Tepelenës.
Në stinën e verës plazhi mbetet një destinacion mjaft tërheqës për të gjithë vizitorët që kërkojnë qetësinë, freskinë, historinë e bukurinë e pamasë që Porto Palermo ofron.
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Kurti bën homazhe në Likoshan dhe Qirez në 28-vjetorin e mas...