Rama: Paga e arsimtarëve 1250 euro brenda kësaj dekade

20:19 | 2 Prill 2025
K.B

Arsimi është një ndër prioritet e qeverisë së tij dhe mësuesit janë po aq të rëndësishëm sa ushtria, ndaj premton mbështetje dinjitoze në paga për këtë kategori.

“Fakti është që sot paga mesatare e mësuesve është 950 Euro. Plani ynë është që brenda kësaj dekade, pagën mesatare të mësuesve ta çojmë 1250 Euro”, tha Rama.

Teksa e cilësoi hapin e duhur mbylljen e TiTokut, nga shkolla “Besnik Sykja” në kryeqytet, Kryeministri tha se është në pritje të një propozimi nga kompania për rivendosjen e kësaj platforme me disa kushte që garantojnë sigurinë e të rinjve.

“Nëse do të ketë përsëri akses duhet të na paraqesë një propozim të besueshëm për një numër të caktuar filtrash sigurie për fëmijët tanë dhe një program specifik për të stimuluar mësimin”, tha Rama./tcklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme