Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se Shqipëria ka forcuar pozitat e saj ndërkombëtare, duke përmirësuar aleancat me partnerët globalë.
Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Rama bëri të ditur se pas një muaji, Kryeministri britanik do të vizitojë Tiranën për herë të parë në historinë e marrëdhënieve diplomatike.
Ai theksoi se ky është një shenjë e rëndësishme e forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, dhe se vendi po merr gjithnjë e më shumë vëmendje dhe respekt në arenën globale.
“Nuk i ka pasur Shqipëria këto aleanca. Vetëm t’i shohësh referimet që i bëhet Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Mbas një muaji, do të vijë kryeministri britanik për vizitë zyrtare. Asnjëherë nuk ka ardhur një kryeministër britanik për vizitë. Si mund të shkoni mbas një që i fiket llamba tre herë në ditë, se mosha e thyer bën të vetën, çfarë kërkoni, nuk e marr vesh? Rrini në shtëpi më mirë. Por të hedhësh votën në kënetë? 77 mandate? Nuk e di, mund të jetë edhe më shumë. Ne punojmë ditë e natë. Jemi me njerëzit”, theksoi ai.
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...