Rama njofton hapjen e Rrugës së Arbërit: Gëzuar 29-Nëntorin Shqipëri

08:31 | 29 Nëntor 2021

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama njofton hapjen e Rrugës së Arbrit.

Përmes një video të publikuar Rama ka uruar të gjithë shqiptarët teksa shkruan: Gëzuar 29-Nëntorin Shqipëri.

Rruga e Arbrit është një aks i rëndësishëm që shkurton kohën e lidhjes së Dibrës me Tiranën, do të lehtësojë transportin e qytetarëve dhe do krijojë më shumë aksesueshmëri për daljen në treg të produkteve të zonës. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara