Sot kanë nisur fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Flatrat e Veriut”.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se 120 pasagjerë kanë mbërritur sot nga Zyrihu në Kukës, me një cilësi të lartë fluturimi shërbimi dhe çmime ekonomike.
Postimi i plotë:
Air Albania hap krahët edhe në “Flatrat e Veriut”.
Sot nisën fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit
Ndërkohë që 120 pasagjerë mbërritën nga Zyrihu në Kukës.
Me cilësi të lartë shërbimi dhe çmime ekonomike, Air Albania ka synim që shumë shpejt të shtojë destinacione për shqiptarët, dhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës