Kryeministri i Shqipërisë Edi Ramam gjatë vizitës së tij në Bullgari ka zhvilluar një takim dhe me Presidentin e vendit, Rumen Radev.
Kreu i qeverisë shqiptare në një postim në mediat sociale, bën me dije se me Presidentin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes vendeve, por dhe për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas Ramës ky problem mes dy vendeve pengon dhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë.
“Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri)”, ka shkruar Rama, transmeton tvklan.
Ambasadori i SHBA-ve në NATO pas takimit me Bajramin: Diskut...
“Treshi përsheshi” ju përshëndesin për herë të fundit nga sh...
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me parala...
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...